Sunday, February 15, 2026
spot_img
HomeLajmeRTK e largon nga puna në muajin e pestë të shtatzënisë, gazetarja:...

RTK e largon nga puna në muajin e pestë të shtatzënisë, gazetarja: Refuzova tekstin që lavdonte Dimal Bashën

Gazetarja e Radio Televizioni i Kosovës, Edina Avdiu, ka njoftuar se menaxhmenti aktual nuk ia ka vazhduar kontratën, vendim që sipas saj është marrë pa arsyetim dhe me prapavijë politike.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se njoftimi për mosvazhdim të kontratës i ka ardhur gjatë muajit të pestë të shtatzënisë.

Avdiu gjithashtu publikoi një tekst që, sipas saj, iu kërkua ta lexonte në lidhje me deputetin Dimal Basha, por që ajo pretendon se e ka refuzuar për shkak të përmbajtjes me elozhe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT