Rrugët shndërrohen në lumenj, përmbytje të mëdha godasin jugun e Italisë

news image

Një stuhi e fuqishme ka goditur jugun e Italisë, duke shkaktuar përmbytje të rënda në qytetin turistik Agrigento dhe në zonën bregdetare të San Leone.

Rrugët janë kthyer në lumenj të rrëmbyeshëm dhe makinat janë marrë përpara nga uji, ndërsa pamjet dramatike tregojnë makina që lundrojnë dhe shtëpi të rrethuara nga uji.

Autoritetet raportojnë se një grua është zhdukur, pasi dyshohet se u mor nga vërshimi i ujit teksa tentonte të largohej nga automjeti i saj i bllokuar. Shërbimet e emergjencës vijojnë kërkimet në zonë.

Stuhia është pasojë e mbetjeve të uraganit Gabrielle, i transformuar në stuhi ekstratropikale, që ka shkaktuar gjithashtu kaos në Ishujt Balearikë, Murcja dhe Valencia, ndërsa Ibiza përballoi përmbytje masive pak ditë më parë.

Ndërkohë, Britania e Madhe po përgatitet për Stuhinë Amy, e cila pritet të sjellë erëra deri në 130 km/h dhe reshje të dendura shiu, me alarme për përmbytje, rrëshqitje dherash, ndërprerje energjie dhe anulim të udhëtimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/