Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë tashmë është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.
Siç bëjnë të ditur nga kjo qendër, informacioni është pranuar nga zyrtarët e Malit të Zi, të cilët kanë bërë të ditur se qarkullimi në këtë segment rrugor është i mundur, por me pajisje dimërore.
“Ju njoftojmë se sipas informacionit të pranuar nga zyrtarët e Malit të Zi, rruga Pejë- Kullë-Rozhajë, është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve, për të cilat duhen pajisjet dimërore”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.


