Nesër do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Kjo për shkak të organizimit të edicionit të 6-të të “Street Party Prishtina”.
“Rruga ‘Fehmi Agani’ (nga Ambasada e Kroacisë deri te Pompa e Benzinës) nga ora 08:00 e mëngjesit më 7 shtator 2025, deri në ora 03:00 të mëngjesit më 8 shtator 2025”, thuhet në njoftimin e Kryeqytetit Prishtina.
Ndërkaq aktiviteti fillon nga ora 12:00 dhe përfundon në ora 22:00. /Klankosova.tv
The post Rruga “Fehmi Agani” në kryeqytet do të mbyllet nesër përkohësisht appeared first on Klan Kosova.