E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/rruga-e-malit-konfiskon-mbi-1-ton-mish-dhe-275-kg-duhan-ne-kufi/"Rruga e malit", konfiskon mbi 1 ton mish dhe 275 kg duhan...

https://klankosova.tv/rruga-e-malit-konfiskon-mbi-1-ton-mish-dhe-275-kg-duhan-ne-kufi/”Rruga e malit”, konfiskon mbi 1 ton mish dhe 275 kg duhan në kufi  – Klan Kosova

Policia Kufitare ka goditur tri raste të kontrabandës me mallra në fshatin Korminjan të Ranillugës, si pjesë e planit operativ “Rruga e malit 3”.

Brenda dy ditësh, janë konfiskuar mbi 1 ton mish të papërpunuar dhe 275 kilogramë duhan pa banderolë.

Sipas një njoftimi të policisë, më 24 qershor, një automjet u ndalua me 275 kg duhan në qese najloni, ndërsa më 25 qershor, dy automjete,  një me targa të Serbisë dhe tjetri pa targa,  u kapën me mish të bluar, virshlle dhe birra, të transportuara në kushte të rrezikshme për shëndetin publik.

E gjithë sasia e mallrave dhe automjetet u dorëzuan në Doganën e Kosovës në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Për mishin është njoftuar edhe inspektori i AUV-it. Policia thotë se aksioni synon të godasë kontrabandën dhe të parandalojë rreziqet për qytetarët, sidomos gjatë muajve të verës.

The post “Rruga e malit”, konfiskon mbi 1 ton mish dhe 275 kg duhan në kufi  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT