E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeRrokulliset vetura në garën “Off Road” në Shtime, lëndohen dy persona

Rrokulliset vetura në garën “Off Road” në Shtime, lëndohen dy persona

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime si pasojë e rrokullisjes së një veture në garën “Off Road” në Shtime.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se të lënduarit janë të moshave 35 dhe 23 vjeç, dhe që të dy janë liruar pas trajtimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.

“Sot rreth orës 13:25 kemi pranuar një informatë se gjatë garës me vetura në garën” Off Road” në Shtime, dy persona ( shoferi 35 vjeç dhe pasagjeri 23 vjeç) meshkuj, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe janë liruar. Policia e stacionit në Shtime është duke trajtuar rastin”, tha Veseli për Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT