E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeRrokulliset traktori në Skënderaj, personi i lënduar jashtë rrezikut për jetë

Rrokulliset traktori në Skënderaj, personi i lënduar jashtë rrezikut për jetë

Sot rreth orës 17:20, në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj ka ndodhur një incident, ku një person i moshës madhore është lënduar pas rrokullisjes së traktorit me të cilin po lëvizte.

Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila bëri të ditur se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

Bëhet e ditur, se njësitë policore të Stacionit të Policisë në Skenderaj dhe ekipet e Emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Ndërkaq, i lënduar është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. / Klankosova.tv

The post Rrokulliset traktori në Skënderaj, personi i lënduar jashtë rrezikut për jetë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT