E martë, 29 Prill, 2025
spot_img
HomeTeknologjiRrjeti social Bluesky shton opsionin e tematikave popullore

Rrjeti social Bluesky shton opsionin e tematikave popullore

Një dhuratë e veçantë për këtë fundviti nga Bluesky është një funksionalitet i ri i tematikave trend në aplikacionin mobil ku përdorues mund të shohin cilat tema janë popullore aktualisht në rrjetin social.

Funksionaliteti i ri gjendet duke klikuar ikonën e kërkimit në fund të ekranit në aplikacionin mobil ose në panelin e majtë në ueb. Lista e tematikave më popullore shfaqet poshtë shiritit të kërkimit.

Duke klikuar njërën prej tyre mund të aksesoni postimet që kanë të bëjnë me të. Nëse dëshironi të mos e shikoni këtë listë, atëherë klikoni butonin e vogël “x” në cepin e djathtë lartë ose shkoni në  Settings > Content & Media dhe çaktivizoni opsionin Enable Trending Topics.

Sipas njoftimi nga Bluesky, funksionaliteti është akoma nën testim dhe do të modifikohet ose përmirësohet me përshtypjet e përdoruesit.

/PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT