Sonte në Edicionin Special u debatua për Komunën e Gjakovës.
Kandidati për nga radhët e LDK-së Shefqet Shehu, në Klan Kosova ka shpalosur programin me të cilin synon ta qeverisës këtë komunë gjatë mandatit katërvjeçar.
Theks të veçantë, Shehu i dha ekonomisë ku shpalosi zgjidhjet e tij për tejkalimin e sfidave nga ana e bizneseve.
Ai theksoi se një nga problemet për bizneset e kësaj komune është edhe rritja e kostos së energjisë elektrike, për çka ofroi një zgjidhje.
“Për rrymën, në situatën që jemi komuna nuk ka mundësi të ndikojë, mirëpo do t’i motivojmë bizneset që të përdorin panele solare, praktikisht panelet foltovoltarike”, deklaroi ai.
“Mos të harrojmë se Gjakova ka një përparësi, sepse ka 1400 orë dritë brenda vitit, çka e bëjnë kampione brenda Republikës”, theksoi ai në Klan Kosova.
The post Rritja e çmimit të rrymës, Shehu i LDK-së: Bizneset e Gjakovës do t’i inkurajojmë të përdorin panele solare (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.