Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Filipinet – 72 të vdekur dhe qindra të plagosur

news image

Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.9 që goditi Filipinet qendrore të martën mbrëma është rritur në 72 persona, sipas raportit më të fundit të publikuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile të enjten.

Po ashtu, janë raportuar 294 të plagosur, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë përpjekjet për kërkim dhe ndihmë në zonat e goditura më rëndë, veçanërisht në rajonin qendror të Visayas, ku janë regjistruar të gjitha viktimat, raporton Reuters.

Tërmeti u ndje fuqishëm në zonat përreth, pasi goditi ujërat pranë ishullit Cebu. Si pasojë, janë dëmtuar linja energjie, ura, ndërtesa banimi dhe objekte të trashëgimisë kulturore, përfshirë një kishë mbi 100-vjeçare, e cila pësoi dëmtime të mëdha.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet më tej, ndërsa vlerësimet për dëmet materiale vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/