Rritet numri i udhëtareve ajrorë dhe hekurudhorë krahasuar me vitin e kaluar

Rritet numri i udhëtareve ajrorë dhe hekurudhorë krahasuar me vitin e kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin gusht 2025.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se është rritur numri i udhëtarëve në gusht 2025, krahasuar me gusht të vitit 2024


“Në muajin gusht 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 601, ose 10,1% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 512 955, ose 14,6% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Gusht 2024)”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sa i përket transporti hekurudhor në muajin gusht 2025, numri i udhëtarëve ishte 7,732, ose 54,8% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto ton ishte zero.

E sa i përket telefonisë fikse, në muajin gusht 2025, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 022, ose (-0,3%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 2,087.327, ose (-1,0%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Gusht 2024). /Telegrafi/