Rritet numri i të prekurve me HIV, për gjashtë vjet 93 raste – Indeksonline.net

Rritet numri i të prekurve me HIV, për gjashtë vjet 93 raste – Indeksonline.net

Që nga viti 2019 në Kosovë janë regjistruar  gjithsej 93 raste me HIV .  Numri i të prekurve me HIV ka pësuar rritje nga viti në vit.

 Përderisa në vitin 2019 kanë qenë vetëm shtatë raste  me HIV , në vititn 2024 numri i personave të prekur me HIV është rritur dukshëm dhe se numri i personave të diagnostikuar me HIV ka arritur në 34-tër.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë vitit 2019 të prekur me HIV ishte 7. Dy nga të prekuit ishin femra  dhe 5 meshkuj.

Në vitin 2020 numri I personave t rpekur me GHIV kushte rënë në dy, një femër dhe një mashkull.

Ndërkaq në vititn 2021 numri I t rpekurve me HIV kishte arritur në nëntë. Nga të prekurit me HIV vetëm një ishte femër, ndërkaq 8 të tjerë ishin meshuj.

E numri vazhdoi të rritet në vitin pasues.

 Vetëm gjatë vitit 2022 në Kosovë janë regjistruar 21 raste me HIV. Prej tyre 1 femër dhe 20 meshkuj.

Gjatë vitit 2023  numri i të prekurve me HIV ishte  20. Në këtë vit nuk u regjsitrua asnjë femër e prekur me HIV dhe 20 nga ta ishin meshkuj. Ndërkaq në vitin 2024 në Kosovë janë regjistruar 34 raste me HIV. Prej tyre 3 femra e 31 meshkuj./Indeksonline/.

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v23.0&appId=336355723469331