Rritet numri i të arrestuarve në protestën pro-“Palestina Action” në Londër

news image

Numri i personave të arrestuar gjatë një proteste në Londër në mbështetje të grupit të ndaluar “Palestina Action” është rritur në 355, ka bërë të ditur Policia Metropolitane, sipas raportimeve të Sky News.

Gjashtë prej të arrestuarve u ndaluan në urën “Westminster” pasi shpalosën një banderolë që shprehte mbështetje për grupin, i cili është shpallur i jashtëligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Shumica e arrestimeve janë kryer në sheshin “Trafalgar”, ku protestuesit mbanin pankarta dhe mesazhe solidarizuese me “Palestina Action”.

Organizata “Defend Our Juries”, që organizoi protestën, deklaroi se më shumë se 1,000 persona ishin mbledhur në Londrën qendrore për demonstratë.

Policia ka bërë të ditur se veprimet e protestuesve u konsideruan shkelje të ligjit, duke qenë se përmbanin përkrahje për një organizatë të ndaluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/