Një avion i dytë luftarak i Forcave Ajrore të SHBA-së është rrëzuar të premten në rajonin e Gjirit Persik, ndërsa piloti i vetëm është shpëtuar në mënyrë të sigurt, kanë bërë të ditur dy zyrtarë amerikanë për The New York Times.
Avioni sulmues A-10 Warthog është rrëzuar pranë Ngushticës së Hormuzit, pothuajse në të njëjtën kohë kur një avion tjetër i Forcave Ajrore, F-15E, u rrëzua mbi Iran, thanë zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës operacionale të çështjes.
The New York Times thekson se zyrtarët kanë dhënë shumë pak detaje për rrëzimin e avionit A-10, përfshirë mënyrën dhe vendin e saktë të ngjarjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


