Anija kozmike private u rrëzua duke mos pasur fuqi të mjaftueshme për të përfunduar misionin e saj në Hënë, bëri të ditur kompania Intuitive Machines.
“Athena” preku Polin e Jugut hënor pak pas orës 17:30 GMT të enjten, por më vonë u zbulua se anija kishte zbritur në anën e saj.
Intuitive Machines bashkëpunoi me agjencinë amerikane të hapësirës Nasa për të eksploruar nëse njerëzit mund të jetojnë në Hënë.
Vitin e kaluar anija e parë kozmike e Intuitive Machines u ul gjithashtu në anën e saj, duke thyer një këmbë.
Nasa dëshiron të dërgojë katër astronautë në Hënë në vitin 2027 në programin e saj Artemis. Qëllimi i tyre afatgjatë është të çojë njerëzit në Mars, duke përdorur Hënën si një gur hapi, transmeton Klankosova.tvÂ
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>