Rrëzohen shtyllat elektrike në Miradi të Ulët dhe Vragoli, KEDS: Pritet të rregullohen këto defekte

Rrëzohen shtyllat elektrike në Miradi të Ulët dhe Vragoli, KEDS: Pritet të rregullohen këto defekte

Shtylla elektrike janë rrëzuar si pasojë e motit të ligë në Miradi të Ulët dhe në Vragoli.

Kështu ka bërë të ditur një lexues i Klankosova.tv, i cili ka dërguar fotografi në redaksi, nga vendet e ngjarjes.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi thotë se gjithandej Kosovës po ka probleme të tilla, por sipas tij, ekipet po bëjnë të pamundurën për të rregulluar defektet.

“Për shkak të kohës ka probleme gjithandej territorit, por ekipet e KEDS-it janë në terren dhe në kohën më optimale pritet të rregullohen këto defekte”, tha Krasniqi për Klankosova.tv.

Burime të Klankosova.tv po ashtu bëjnë të ditur se po nga këto probleme, janë prekur edhe disa fshatra të komunës së Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

The post Rrëzohen shtyllat elektrike në Miradi të Ulët dhe Vragoli, KEDS: Pritet të rregullohen këto defekte appeared first on Klan Kosova.