Më shumë se 100 persona janë dërguar në spital pas rrëzimit të aeroplanit të kompanisë “Air India” në Ahmedabad të Indisë, ku ndodheshin gjithsej 242 persona në bord. Avioni, që ishte nisur drejt Londrës, u përplas pak pas ngritjes, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryeministri indian Narendra Modi reagoi menjëherë pas ngjarjes, duke shprehur dhimbjen dhe shqetësimin e tij përmes një postimi në platformën X.
“Tragjedia në Ahmedabad na ka tronditur dhe trishtuar. Është zemërthyes përtej fjalëve”, shkroi ai.
Ai theksoi se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrat dhe autoritetet përkatëse që po angazhohen në ndihmën e të prekurve nga aksidenti.
Ekipet e shpëtimit janë ende në terren, ndërsa hetimet për shkaqet e rrëzimit kanë nisur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!