Një vajzë 20 vjeçare mbeti pa gjysmën e organeve të riprodhimit dhe këtë e kuptoi një javë pas operimit.
Kiks Kosova ka kontaktuar me ekipin e mjekëve të cilët kishin marrë pjesë në këtë ndërhyrje. Asnjëri nga ta nuk pranuan të flasin publikisht.
Megjithëse doktorët e mohojnë një pjesë të akuzave të së ëmës, Ditunije Hoti, ata nuk janë në një frekuencë se çka realisht kanë bërë në një operim të cilin e kishin kryer së bashku.
Gjinekologu B.L. në një bashkëbisedim përmes telefonit me emision, ka thënë se gjatë ndërhyrjes është vërejtur se vajza kishe infeksion të lartë
Sipas tij, secili pacient informohet për ndërhyrjen andaj edhe akuzat janë të pabaza se nuk e informuan pacienten nga Lipjani.
I pyetur se nëse kjo ishte ndërhyrje adekuate dhe nëse mund të kishte mënyra tjera siç pretendon nëna e pacientes, mjeku thotë që ishte mënyra më e mirë për ta kryer.
Gjinekologu B.L., ka thënë se heqja e tubit, për te cilin familja pretendon se iu bë pa nevojë, ishte e domosdoshme, pasi kishte infeksion të atij lloji që do e bënte shumë të vështirë mbetjen shtatzënë.
E ëma akuzonte mjekun se i kishte thënë pacientes se kishte kancer, por doktori e mohon kategorikisht, duke thënë se po të kishte dyshime për kancer, do të kishte forma të tjera.
Madje doktori me ironi thotë se po të vije në ditën kur e zbulon kancerin vetëm duke e parë me sy, mundet lirisht të quhet “evlia”.
Sipas tij, edhe pse pacientja i ka mbajt në shtëpi e në frigorifer mbetjet e operimit, mund të dërgohen për biopsi meqë kanë material konservues.
Madje akuzat që tentuan ta mashtrojnë pacienten duke i treguar mbetjet e pjesëve të trupit të tjetër pacienteje gjinekologu i quan çmenduri.
F.A., mjeku tjetër i cili qe pjesë e kësaj ndërhyrje, në bisedën me Kiks Kosova, nuk e pranoi se kanë hequr tubin e djathtë.
Doktorët insistojnë që mostrat të dërgohen për biopsi, meqë kjo do t’i jepte verdikt gjithë kësaj historie.
The post Rrezikon të mos mbetet shtatzënë, gjinekologët: E hoqëm, s’e hoqëm tubin… (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.