Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeLajmeRrezikohen tri banesa në fshatin Vajzë nga rrëshqitja nasive e dheut

Rrezikohen tri banesa në fshatin Vajzë nga rrëshqitja nasive e dheut

Në fshatin Vajzë, në lagjen Sheraj, në vendin e njohur si Beun, është konstatuar një rrëshqitje masive e tokës, e cila po avancon drejt tre banesave aktualisht të pabanueshme.

Sipas informacioneve zyrtare, situata po mbahet nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga shërbimet përkatëse, ndërsa terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe me rrezik të shtuar për zgjerim të rrëshqitjes, veçanërisht në rast të reshjeve të mëtejshme, shkruan Abcnews.al.

Fatmirësisht, nuk raportohet për banorë në rrezik të drejtpërdrejtë, pasi objektet e prekura janë të pabanuara, por autoritetet po monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës për të ndërhyrë në kohë nëse rreziku përhapet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT