Friday, February 20, 2026
spot_img
HomeLajmeRrezik i madh ne Lubinjë të Epërme: shtylla e tensionit të lartë...

Rrezik i madh ne Lubinjë të Epërme: shtylla e tensionit të lartë e dëmtuar, prishet edhe gypi i ujit – gjysma e fshatit pa ujë, askush nga Komuna në terren

Situata në fshatin Lubinjë e Epërme po përkeqësohet çdo ditë.

Përveç shembjes së dheut që ka izoluar një lagje të tërë, banorët raportojnë se është dëmtuar edhe shtylla e tensionit të lartë, ndërsa është çarë edhe gypi kryesor i ujit të pijes, duke lënë gjysmën e fshatit pa furnizim me ujë.

Sipas banorëve, shtylla elektrike është në gjendje kritike dhe rrezikon të rrëzohet çdo ditë, duke paraqitur rrezik serioz për jetën e qytetarëve, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit që lëvizin në atë zonë.

Në terren nuk ka  dalë asnjë ekip teknik, as nga energjetika, as nga ujësjellësi dhe as nga Komuna e Prizrenit.

Banorët shprehen të revoltuar:

“Pa rrugë, pa ujë, me shtyllë të rrezikshme mbi kokë – jemi totalisht të braktisur.”

Videoja që po publikohet tregon qartë gjendjen alarmante të shtyllës së tensionit dhe dëmtimin e gypit të ujit.

Institucionet lokale vazhdojnë heshtjen, ndërsa rreziku është real dhe i përditshëm.

Pyetja tashmë nuk është a do të reagojë Komuna, por a po pritet që të ndodhë ndonjë tragjedi?

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT