Wednesday, March 4, 2026
spot_img
HomeLajmeRreth 33 orë para afatit: Intensifikohen takimet në Kuvend për Presidentin (VIDEO)

Rreth 33 orë para afatit: Intensifikohen takimet në Kuvend për Presidentin (VIDEO)

Çështja e zgjedhjes së presidentit ka mbledhur në takime në Kuvendin e Kosovës grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe atë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas raportimeve të gazetarit të Klan Kosovës, Flamur Gajtani tashmë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me kreun e këtij subjekti politik, Albin Kurti.

Takimet po zhvillohen rreth 33 orë deri në përfundim të afatit zyrtar për zgjedhjen e kreut të shtetit të Kosovës.

“Deputetët e Vetëvendosjes gjatë hyrjes në Kuvend, të cilët ndonëse jozyrtarisht kanë theksuar se pritet që sot pasdite të ketë seancë, mbase të zhvillohet edhe raundi i parë i votimit për presidentin/en”, deklaroi mes tjerash gazetari Gajtani.

Detajet mund t’i gjeni në videon e mëposhtme:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT