Wednesday, March 18, 2026
spot_img
HomeLajmeRreth 200 të plagosur në Tel Aviv pas sulmeve iraniane ndaj Izraelit

Rreth 200 të plagosur në Tel Aviv pas sulmeve iraniane ndaj Izraelit

Rreth 200 persona janë plagosur dhe dërguar në spital gjatë 24 orëve të fundit në Tel Aviv, si pasojë e sulmeve iraniane ndaj Izraelit.

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka bërë të ditur se katër nga të plagosurit ndodhen në gjendje më të rëndë, ndërsa 177 trajtohen për lëndime të lehta.

Nuk është ende e qartë gjendja e 11 personave të tjerë.

Sipas të dhënave të ministrisë, që nga fillimi i konfliktit janë shtruar në spital 3,727 persona.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë nisur sulme ndaj Iranit më 28 shkurt, për shkak të programit bërthamor të Teheran. Sulmet u intensifikuan pas rundit të tretë të bisedimeve indirekte mes SHBA-së dhe Iranit, për të gjetur një zgjidhje lidhur me këtë çështje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT