E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/rreth-19-mije-nxenes-i-nenshtrohen-sot-provimit-te-matures-shteterore/Rreth 19 mijë nxënës i nënshtrohen sot Provimit të Maturës Shtetërore -...

https://klankosova.tv/rreth-19-mije-nxenes-i-nenshtrohen-sot-provimit-te-matures-shteterore/Rreth 19 mijë nxënës i nënshtrohen sot Provimit të Maturës Shtetërore – Klan Kosova

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka bërë të ditur se sot duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore.

Sipas njoftimit, provimit do t’i nënshtrohen 18 mijë e 800 maturantë, kurse rezultatet do të bëhen publike më së largu deri më 30 qershor, transmeton Klankosova.tv.

“MAShTI ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për organizimin e provimit, duke angazhuar dhe përgatitur trupa të ndryshëm mbikëqyrës, të cilët janë të obliguar të sigurojnë zhvillimin e mbarë e korrekt të procesit”.

“Për të siguruar një proces të drejtë, të rregullt dhe të besueshëm, Ministria e Arsimit lutë të gjithë maturantët që t’u përmbahen rregullave të përcaktuara, si: mosmbajtja me vete e telefonave apo pajisjeve të tjera elektronike, pasi nuk do të lejohet hyrja në qendrat e testimit për ata që mbajnë pajisje të tilla”, thuhet tutje në njoftim.

MAShTI gjithashtu njofton se hyrja në qendrën e testimit do të mbyllet në ora 10:00. Pas kësaj ore, nuk do të lejohet hyrja e asnjë personi të paautorizuar nga MAShTI deri në përfundimin e testit.

The post Rreth 19 mijë nxënës i nënshtrohen sot Provimit të Maturës Shtetërore appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT