Të paktën 10 persona kanë vdekur pasi rrëshqitjet e dheut i kanë përfshirë dy qytete në shtetin brazilian të Minas Gerais, thanë zyrtarët e shtetit.
Lagjja Bethania në qytetin Ipatinga ishte më e prekura nga rrëshqitjet e dheut, të cilat u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm.
Zyra e kryetarit tha se 204 mm shi ranë në Ipatinga të dielën në mëngjes.
Rrëshqitjet e dheut pas shirave të rrëmbyeshëm nuk janë të rralla në sezonin e shirave, me lagjet e ndërtuara në mënyrë të pasigurt në shpatet e pjerrëta të kodrave, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>