Fiorentina ka pësuar humbje në shtëpi nga Udinese me rezultat 1:2 në xhiron e 17-të të Serie A-së.
Të Vjollcët e nisën mirë falë golit të Moise Keanit në minutën e tetë nga pika e bardhë.
Sidoqoftë, mysafirët u ringjallën në pjesën e dytë kur edhe e bënë përmbysjen.
Goli i Lorenzo Lucca-s në minutën e 49-të dhe i F Thauvinit tetë minuta më vonë ia sollën fitoren klubit bardh e zi.
Pavarësisht humbjes, Fiorentina ndodhet e pesta, ndërkaq Udinese rri në të nëntin por me 23 pikë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>