E hënë, 12 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeRrëshen: Arrestohet bashkëshorti i kandidates së PD-së - Pretendoi se ka blerje...

Rrëshen: Arrestohet bashkëshorti i kandidates së PD-së – Pretendoi se ka blerje votash, po drejtonte makinën i dehur

Bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti, është arrestuar së bashku me Amarildo Jushi pas një incidenti të ndodhur në Rrëshen. Ata janë kapur në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dy janë arrestuar për veprat penale: “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Arrestimi ka ndodhur pas një incidenti të ndodhur më 10.05.2025, rreth orës 20:20, kur shtetasit L.N. dhe A.J. bllokuan rrugën e automjetit të shtetasve R.K. dhe A.D., të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se ata po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave. Pas ndërhyrjes së policisë dhe shoqërimit të palëve në Komisariat, janë gjetur dhe sekuestruar lista të dyshuara si lista zgjedhësish, ndërsa në automjetin e R.K. nuk janë gjetur prova të kundërligjshme.

Po ashtu, gjatë kontrollit të automjeteve, është konfirmuar se L.N. drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy drejtuesit e tjerë ishin të dehur. Materialet janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT