Rrejshëm u paraqit si Veton Elshani dhe kërkoi para, qytetari në Zubin Potok ia dërgoi 1 mijë euro

Vetaksidenti i tre policëve në veri, Elshani: S'ka arsye për dyshime, rruga ishte me ngrica (VIDEO)

Një qytetar nga Zubin-Potoku ka rënë pre e një mashtrimi, pasi i ka dërguar 1 mijë euro përmes “Western Unionit” në Bosnje dhe Hercegovinë një personi të panjohur, i cili ishte prezantuar rrejshëm si zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani.

Sipas njoftimit të policisë, pas marrjes së shumës i dyshuari ka ndërprerë komunikimin me viktimën.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si vepër penale “Mashtrim” dhe po hetohet nga njësitë përkatëse policore.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se raste të ngjashme janë raportuar edhe më parë në disa qytete të Kosovës, ku persona të dyshuar kanë përdorur emrin e kolonelit Elshanit për të kërkuar ndihma financiare.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e thirrjeve apo mesazheve të dyshimta, të mos dërgojnë para përmes kanaleve të pasigurta dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të ngjashëm.

“Mos u besoni personave të panjohur që prezantohen si zyrtarë policorë dhe kërkojnë mjete financiare. Siguria juaj është prioriteti ynë”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Skema e mashtrimit: Edhe në emër të Veton Elshanit po kërkohen para

The post Rrejshëm u paraqit si Veton Elshani dhe kërkoi para, qytetari në Zubin Potok ia dërgoi 1 mijë euro appeared first on Klan Kosova.