Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka listuar shkeljet e Ministrisë së Jashtme.
Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, Çitaku bëri të ditur se në MPJ tash e disa vite është shuar drejtori politik.
“Në mënyrë të kundërligjshme është bërë shkrirja e Ministrisë së Diasporës dhe e Ministrisë së Punëve të Jashtme. MPJ tash e disa vite funksionin me një rregullore antiligjore, është shuar funksioni i drejtorit politik”, tha Çitaku.
“Vendi i vetëm në botë që ka Minstri të Jashtme dhe nuk ka drejtor Politik. Shumica e dikastereve udhëhiqen nga ushtrues detyre. Janë bërë përjashtime të diplomatëve që kanë punuar me vite të tëra”, vijoi tutje ajo.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>