E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeRregullohet varri i Faton Hajrizit, nesër përkujtohet në njëvjetorin e vrasjes së...

Rregullohet varri i Faton Hajrizit, nesër përkujtohet në njëvjetorin e vrasjes së tij

Faton Hajrizi, mbeti i vrarë më 19 korrik të vitit 2024 në afërsi të Loznicës të Serbisë.

Kështu pati konfirmuar ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, mesditën e 19 korrikut, ku ende nuk dihej kush ishte shqiptari i vrarë atje, transmeton Klankosova.tv.

I dënuar për disa vepra penale, Hajrizi pati vetëm 13 ditë i pati në “liri” pas arratisjes së tij për herën e nëntë nga burgu.

Rikthimi i turpit të Fatonit në Kosovë, ishte sfiduese, pasi shtetit serb e mbajti atë pa lejuar as familjen e tij ta shihte.

Megjithëse, vetëm më 8 gusht u konfirmua se ishte Faton Hajrizi ai që mbeti i vrarë në Loznicë të Serbisë.

Një vit më pas, varri i tij në Klinë është rregulluar, dhe gjithçka është gati që të përkujtohet Hajrizi në njëvjetorin e vrasjes.

Kështu ka bërë të ditur një lexues i Klankosova.tv, për redaksinë.

I njëjti ka dërguar dhe fotografi në redaksi, të varrit të Faton Hajrizit.

The post Rregullohet varri i Faton Hajrizit, nesër përkujtohet në njëvjetorin e vrasjes së tij appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT