Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim e ka kundërshtuar deklaratën e fundit të Arsene Wengerit në lidhje me skuadrën që fiton Europa League dhe shkon në Champions League.
Wenger tha se është kundër që skuadra që fiton Europa Leaguen të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, shkruan Indeksonline
I pyetur për këtë në konferencë për media, Ruben Amorim tha se nuk i intereson dhe shkon në bazë të rregullave.
“Nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me këtë. Unë i di rregullat dhe kushdo që e fiton Europa League shkon në Champions League”, tha Ruben Amorim
Kujtojmë që nesër Manchester Unitedi luan ndeshjen e kthimit ndaj Athletic Bilbaos dhe e ka rezulatin prej 3:0 nga ndeshja e parë./Indeksonline/