Trajtim çnjerëzor e mungesë empatie në momentet më të ndjeshme të jetës së saj. Kështu e përshkruan eksperiencën e saj të maternitetit një grua nga Kosova, D. C, e cila për Kiks Kosovën ka rrëfyer përjetimet gjatë pas lindjes në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në prill të 2022-ës.
Ajo madje tha se gjendja emocionale pas lindjes e kishte çuar edhe deri në mendime për vetëvrasje. Historia e D. C fillon nga momenti kur ishte pranuar në spital në mesin e muajit të katërt të 2022-ës.
Ajo në detaje përshkruan procesin e gjatë të lindjes së vajzës, i cili, sipas saj, nuk mendon se u menaxhua sa do të duhej nga stafi mjekësor. Ajo kujton sot e asaj dite ato çaste kur gjendja e foshnjës së saj po përkeqësohej. Por që as për këtë, ajo thotë se askush nuk i shpjegonte se çfarë po ndodhte.
Kësisoj, në këtë paciente, doktorët u detyruan të ndërhyjnë urgjentisht me prerje cezariane. E pas operacionit, D.C thotë për Kiksin se për orë të tëra asaj nuk i ishte ofruar asnjë pikë ujë ose ndihmë tjetër.
Gjatë qëndrimit të saj të intenzivë, gruaja tregon se si u ndje e fyer dhe e keqtrajtuar psiqikisht nga stafi mjekësor.
Madje njëra nga ekipi mjekësor, për të cilën ajo thotë se nuk e di në qoftë se ka qenë infermiere apo doktoreshë, thotë ta ketë goditur në këmbë e ti ketë thënë që tani do të duhej të ngritej vet në këmbë apo po e priste dikë që ta mbajë para duarsh.
Kjo grua, në rrëfimin e saj tregon se si tri gra lehona, kishin qëndruar ulur bashkë në një shtrat duke pritur që të liroheshin shtretërit e tjerë në repartin e lehonave me prerje cezariane.
Gjendja e saj fizike u përkeqësua, por që edhe pas kësaj, ajo thotë se reagimi i stafit qe përçmues, e kësaj radhe fjalë të rënda që çuan deri në një shpërthim emocional, erdhën nga pastruesja e atij reparti, transmeton Klankosova.tv.
Shaka, D. C thotë të jenë bërë me të nga infermieret e atij reparti edhe për nevojat më elementare, si marrja e rrobave për vajzën. Madje në një sekuencë pak sekondëshe të një video të siguruar nga Kiksi, shihet pacientja duke u afruar me vështirësi te dera e repartit për të marrë çantën nga burri i saj, teksa dy infermiere vetëm e shikojnë e bëjnë biseda pa i ofruar pacientës asnjë ndihmë.
Hiç më mirë përjetimet e saj, gruaja thotë nuk qenë as në ditën e fundit të saj në repartet e kësaj Klinike.
Derisa e mori fletëlëshimin, ajo tregon se çka përjetoi së bashku me tri nëna të tjera.
Ndonëse rasti ka ndodhur para tri vjetësh, ajo thekson se asnjëherë nuk u ankua zyrtarisht ngase nuk e dinte si shkonin procedurat.
The post Rrëfimi tronditës i gruas që lindi në QKUK (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.