Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeLajmeRrëfimi i dhimbshëm i Sylejman Kllokoqit për Masakrën e Reçakut: Plumbat fluturonin...

Rrëfimi i dhimbshëm i Sylejman Kllokoqit për Masakrën e Reçakut: Plumbat fluturonin mbi kokë, fëmijët qanin

15 janari i 1999-të shënon një nga ngjarjet më makabre të shkaktuara nga aparati ushtarako-policor i Sllobodan Millosheviqit.

Në Masakrën e Reçakut, u vranë 45 civilë të pafajshëm nga ky fshat i vogël i Shtimës.

Ky akt barbar i Serbisë, alarmoi bashkësinë ndërkombëtare se diçka duhej të bëhej, për ta parandaluar spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Në fakt, ishte dikush që ia dha vulën intervenimit të NATO-s.

Asokohe ambasadori i OSBE-së William Walker, pa tmerrin me sy dhe e cilësoi si gjenocid atë se çka kishte ndodhur.

E ishte dikush që përforcoi me pamje fjalët e Walkerit.

Profesori i kamerës dhe fotografisë Sylejman Kllokoqi, tregoi drejtpërdrejtë në Edicionin Special në Klan Kosova se çka kishte filmuar në Reçak me kamerën e tij.

Kllokoqi tregoi edhe përjetimet e tij nga kjo ngjarje tejet e rëndë, që ndryshoi historinë e Kosovës./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT