Në “Weekend” në Klan Kosova, Shemsije Kadriu dhe Abedin Kadriu folën për rrugëtimin e tyre në profesionin e mësuesisë dhe për përvojat që i kanë shoqëruar gjatë viteve.
Abedin Kadriu tregoi se rrugëtimin e tij e ka nisur qysh para luftës, shkruan Klankosova.tv
“Mësimdhënien e kam filluar nga dëshira për të mësuar, në fillim nuk ka qenë në pyetje përfitimi. E kemi ditur që nga shkolla e mesme, mësimdhënësit tanë kanë punuar pa paga. Kemi filluar për ta arsimuar të rinjtë. Idoli im ka qenë një profesor i Gjuhës Shqipe. Në klasën e 8-të mësova që ka mungesë të mësuesve të matematikës, dhe tash jap kontributin në profesionin tonë”, tha Abedin Kadriu, transmeton Klankosova.tv
Ndërsa Shemsije Kadriu, e cila punon si mësimdhënëse tashmë 23 vite, tha se ndihej e lumtur që filloi punën në arsim:
“Isha e lumtur se më u dha mundësi të edukoj breza të rinj. Fal tyre është edhe më e zhvilluar shoqëria jonë, vendi ynë”, tha ajo.
Çifti theksuan se gjatë periudhës së luftës, fëmijët treguan vullnet të jashtëzakonshëm për të mësuar, duke qenë burim frymëzimi për mësimdhënësit.
Ndiqeni videon për më shumë detaje: /Klankosova.tv


