Mediat e huaja e dokumentuan, ashtu si shumë zhvillime të tjera gjatë luftës.
Por për Shemsije Morinën, ky ishte momenti më kritik – prilli i vitit 1998, kur u detyrua të largohej nga Çikatova e Drenasit.
Nëna e pesë fëmijëve, e cila ishte shtatzënë me të gjashtin, u nda në rrethana shumë të vështira nga bashkëshorti i saj, Sokoli.
Rruga e saj, siç rrëfeu në emisionin “Diaspora” në Klan Kosova, do të ishte e gjatë – njësoj si edhe dhimbja.
Por Sokoli, së bashku me tre kushërinj, gjeti një zgjidhje, ndonëse shumë të vështirë.
Shemsija kujton momentin kur më në fund mori lajmin se burri i saj ishte gjallë.
Nuk ishte e lehtë ta besonte – derisa një detaj i rastësishëm ia ndryshoi jetën.
Në Çikatovë të Vjetër, në prill të vitit 2015 – 16 vjet më vonë – u rivarrosën 21 trupa të shqiptarëve të vrarë nga paramilitarët serbë në vitin 1999.
Sokoli, bashkë me kushërinjtë Petritin dhe Selmanin, janë ende gjallë, ndryshe nga Emini, i cili kishte ndërruar jetë një muaj pasi të katër kishin dalë nga gropa në xeheroren e fabrikës së “Feronikelit”. /KlanKosova.tv
The post Rrëfime lufte, fëmijët e panë në gazetë babanë e gjallë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.