Rrahmani t’ia “bëjë një vend” Zhegrovës, Napoli e dashka këtë muaj

Zhegrova startues kundër Brestit - Klan Kosova

Napoli po raportohet se është vënë pas Edon Zhegrovës, dhe e do atë këtë muaj, sipas gazetarit Sacha Tavolieri.

Ylli dardan po shihet si zëvendësim i denjë i Kvicha Kvaratskhelias i cili u largua në drejtim të Paris Saint-Germainit.

Klubet janë në diskutim për një transferim, sipas tij, por Lille nuk e shet për më pak se 25 milionë euro.

Kësisoj, Zhegrova në rast të ardhjes së tij në “Diego Maradona”, do t’i bashkohej kapitenit të tij te Kosova, Amir Rrahmanit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>