Mbrojtësi Amir Rrahmani pritet të kthehet në mesin e muajit prill nga lëndimi.
Kështu ka shkruar të dielën mediumi italian “La Repubblica”.
“Antonio Conte do t’i mirëpres Giovanni Di Lorenzon dhe Amir Rrahmanin, lojtarët kyç të mbrojtjes, rikuperimi i të cilëve po ecën me ritëm të shpejtë. Të dy duhet të jenë sërish gati deri në mesin e muajit prill”, shkruan “La Repubblica”.
Rrahmani u lëndua më 15 shkurt në ndeshjen Napoli – Roma, e cila përfundoi baras 2:2. Kapiteni i Kosovës pësoi lëndim muskulor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


