Rrahmani në vëmendjen e Evropës – Rosicky tregon interesimin e madh

news image

Tomas Rosicky, legjenda e futbollit çek dhe drejtori sportiv i Sparta Pragës, ka folur me superlativa për Albion Rrahmanin, sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës që po shkëlqen në kampionatin çek.

Në një intervistë për mediat çeke, Rosicky zbuloi se për Rrahmanin kishte interes nga klube të mëdha europiane, por lojtari vendosi të vazhdojë rrugëtimin me Spartën.

“Tashmë mund ta shihni që klubet nga pesë ligat më të mira ishin të interesuara për të. Megjithatë, nuk pati kurrë debat nga asnjëra palë që ai të mos vazhdonte këtu,” ka thënë Rosicky.

Ai theksoi se Rrahmani po kalon një fazë zhvillimi të rëndësishëm, duke u përballur me një stil loje më fizik dhe agresiv, që sipas tij do ta bëjë edhe më të fortë.

“Albioni ka kaluar situata të rëndësishme që nuk i ka përjetuar diku tjetër. Tani është më i fortë. Do të goditet, do të shqelmohet, por pikat e tij të forta janë të qarta. Sezonin e kaluar prisnim më shumë prej tij, por tani ai po e tregon veten,” u shpreh drejtori sportiv i klubit.

Rrahmani ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 1 asistim në 8 ndeshje këtë sezon, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit çek.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/