Rrahmani me shokë presin në konak Zonjën e Vjetër

Rrahmani me shokë presin në konak Zonjën e Vjetër

Napoli sonte luan kundër Juventusit në derbin e kësaj jave në Serie A me fillim nga ora 20:45.

Ndeshja do të jepet në platformën më të madhe në vend, Art Motion, në Sport 2, nën komentimin e Andin Lokajt.

Kapiteni i Kosovës me kolegët e tij e kanë nisur bindshëm kampanjën për titull, dhe hyjnë të frymëzuar pas fitores ndaj Atalantës xhiron e shkuar.

Në anën tjetër, Zonja e Vjetër nuk njeh ende humbje në këtë kampionat, dhe kjo mund t’ua prishë hesapet napolitanëve.

Ndeshjet tjera të ligës elitare italiane që emetohen sot në Art Motion janë Como-Atalanta në Sport 1 nën komentimin e Lirim Pecit, dhe Atalanta, Empoli-Bologna në Sport 1 nën komentimin e Naim Selmanit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>