Wednesday, March 4, 2026
spot_img
HomeLajmeRrahmani: Kurti dhe VV-ja synojnë eliminimin politik të Vjosa Osmanit

Rrahmani: Kurti dhe VV-ja synojnë eliminimin politik të Vjosa Osmanit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka thënë se me lëvizjet e fundit Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje e synojnë eliminimin politik të presidentes Vjosa Osmani.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes ka akuzuar partinë në pushtet se po mban një qasje përjashtuese ndaj çdo partie opozitare.

Sipas tij, Kosova është në rrezik serioz për të përfunduar në diktaturë.

“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani dhe mbajnë qasje përjashtuese ndaj çdo partie opozitare, vendi, shoqëria dhe demokracia janë në rrezik serioz. Sot kemi vetëm dy rrugë: Ose shkojmë në zgjedhje të reja dhe ia kthejmë vendimin qytetarit, ose heshtim dhe lejojmë që vendi të rrëshqasë drejt një autoritarizmi të plotë, me prirje drejt një diktature”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT