Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, u shpreh tejet krenar për suksesin e arritur me klubin e tij Napoli.
Ai në emisionin Sports Show në Klan Kosova, tha se ndjehet mirë që ka arritur ta barazojë me trofe të Serie A, legjendën e futbollit Diego Armando Maradona.
“Më ka bërë të ndihem mirë normalisht se është një privilegj ta fitosh dy herë Scudeton brenda tre vjetëve, edhe ta barazosh Maradonën i cili i ka fituar dy Scudeto. Janë gjithsejt katër Scudeto që i ka fituar Napoli, dy Maradona dhe dy unë me shokë. Është një gjë e madhe që si shqiptar i Kosovë me hy në histori“, tha Rrahmani në Klan Kosova.
Napoli sivjet u shpall kampione e Serie A-së, për herën e katërt në histori.
Vulë në suksesin e napolitanëve dha edhe kapitani dardan, Amir Rrahmani, i cili ishte shtyllë e skuadrës.
The post Rrahmani: Krenar që arrita suksesin e Maradonës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.