
Tre persona janë shoqëruar mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës në Prishtinë, pas një rrahjeje që ndodhi në rrugën “Agim Ramdani”.
Sipas konfirmimit për Telegrafin nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana: “Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Agim Ramdani’ në Prishtinë”.
“Me të marrë informatën, policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast”.
Nga informacionet e para dyshohet që një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”.
Pllana shtoi po ashtu: “Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”. /Telegrafi/


