Një tentatim vrasje ka ndodhur sot në një kafeteri në Gjakovë.
Siç i konfirmoi policia redaksisë së klankosova.tv, rasti ngjau pas një rrahjeje mes dy personave të rritur.
Autoritetet ndër tjera thanë se si pasojë e incidentit njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore pas therjes me thikë.
”Sot, më 14 shtator 2025, rreth orës 11:10, policia është njoftuar për një përleshje fizike në një kafeteri në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, mes dy personave të rritur. Si pasojë e incidentit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga tjetri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore”, u shpreh për klankosova.tv, Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë në Gjakovë.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
The post Rrahje në një kafene në Gjakovë, një person theret me thikë appeared first on Klan Kosova.