Dy të mitur janë shoqëruar rreth orës 21:00 në stacionin policor të Mitrovicës së Jugut, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një përleshje fizike në shëtitoren e qytetit.
Lajmin e konfirmoi, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, i cili bëri të ditur se pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rreth orës 21:00, policia në Mitrovicën e Jugut ka shoqëruar në stacion dy persona të mitur, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një përleshje fizike të ndodhur në shëtitoren e qytetit. Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar si ‘Lëndim trupor’”, tha ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!