E martë, 29 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeRrahje në burg, i thyhet nofulla kosovarit i cili u arrestua për...

Rrahje në burg, i thyhet nofulla kosovarit i cili u arrestua për dhunimin e një gruaje në Split

29-vjeçari me origjinë nga Kosova, me nënshtetësi britanike, i cili javën e kaluar u arrestua nën dyshimin për përdhunimin e një gruaje nga Spliti në një hotel së bashku me dy persona të tjerë, është sulmuar fizikisht në burg.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria kroate e Drejtësisë për portalin Dalmantiski.

Në përgjigjen e Ministrisë thuhet se një përleshje fizike midis dy të paraburgosurve ndodhi rreth orës 13:15 të enjten në burgun e Splitit.

“Menjëherë pas mësimit për përleshjen, të paraburgosurit u vendosën në dhoma të ndara, dhe i paraburgosuri që u ankua për dhimbje u dërgua në Spitalin Klinik të Splitit po atë ditë për ekzaminim, ku mbeti i shtruar në spital në përputhje me vlerësimin mjekësor”.

Poashtu bëhet e ditur se 29-vjeçari nga Kosova pësoi një thyerje të nofullës dhe iu nënshtrua operacionit të shtunën. Ai është dërguar në burg sot, transmeton Klankosova.tv.

Një muaj paraburgim për dy kosovarë në Split, dyshohen për përdhunimin e një 28-vjeçareje

The post Rrahje në burg, i thyhet nofulla kosovarit i cili u arrestua për dhunimin e një gruaje në Split appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT