Rrahje mes tre personave në Drenas, shkak komunikacioni – sekuestrohet një shufër metalike dhe një sopat

Rrahje mes tre personave në Drenas, shkak komunikacioni - sekuestrohet një shufër metalike dhe një sopat

Raportohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka ardhur deri tek një përleshje në mes tre të dyshuarve.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:36, në Drenas.


Tutje thuhet se në njërën veturë janë gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike dhe sopatë, ndërsa në veturën tjetër është gjetur një gëzhojë e cila dyshohet se nje I dyshuar qe gjendet në arrati kishte shtënë përderisa ishte në veturë.

“Dy nga të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa njëri gjendet në arrati. Në njërën veturë janë gjetur dhe sekuestruar një shufër metali dhe sopate, ndërsa në veturën tjetër është gjetur një gëzhojë e cila dyshohet se nje I dyshuar qe gjendet në arrati kishte shtënë përderisa ishte në veturë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç thuhet në raport me vendim të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/