Një përleshje fizike ka ndodhur pas mesnate në një lokal-kafe në fshatin Vërbovac të Kllokotit, ku janë përfshirë pesë persona dhe dy viktima, zyrtarë policorë jashtë detyrës zyrtare.
Sipas raportit të policisë, viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa tre të dyshuar janë arrestuar në vendin e ngjarjes nën ndikim të alkoolit.
Dy të tjerë janë larguar para mbërritjes së policisë, transmeton Klankosova.tv.
Për rastin është njoftuar Inspektorati i Policisë dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar lirimin e të arrestuarve pas intervistimit.
Rasti vazhdon të hetohet!
The post Rrahje masive në Kllokot, lëndohen dy policë jashtë detyrës appeared first on Klan Kosova.