Një rast i lëndimit trupor është raportuar në orët e para të mëngjesit të 28 shkurtit 2026 në rrugën APJ, në afërsi të Komunës në Leposaviq.
Siç mëson Sinjali, rreth orës 01:30, policia ka pranuar informatën se një person ishte i shtrirë në rrugë dhe dyshohej për rrahje. Njësia patrulluese ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur dy dëshmitarë, ndërsa personi i lënduar tashmë ishte dërguar në Shtëpinë e Shëndetit.
Sipas mjekut kujdestar, i lënduari, U.Tomović (20-vjeçar) – ka marrë trajtim mjekësor dhe për shkak të lëndimeve në kokë është dërguar për trajtim të mëtejmë në Mitrovicë. Natyra e plotë e lëndimeve ende nuk është konfirmuar.
Nga deklaratat e dëshmitarëve është mësuar se tre persona kishin qenë së bashku, ku njëri prej tyre dyshohet se e ka goditur viktimën me grusht në fytyrë. Si pasojë e goditjes, ai është rrëzuar në asfalt, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “Lëndim trupor”. Pas identifikimit dhe gjetjes së të dyshuarve, do të ndërmerren veprimet e mëtejshme ligjore.
Rasti është nën hetime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


