Dy djemtë e ish-missit të njohur, Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, përkatësisht 21 dhe 18 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas një episodi të dhunshëm ndaj një efektivi të rendit.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur të rinjtë sulmuan punonjësin e policisë “për shkak të detyrës së tij”.
Pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 2, ata vazhduan me incidente, duke thyer kamerën e sigurisë, dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe kërcënuar efektivët që ndodheshin aty.
Sipas burimeve zyrtare, materialet janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për veprime të mëtejshme ligjore. /BalkanWeb/