Një person është arrestuar në Prelez të Zubin Potokut, pasi kishte sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshje.
E motra e tij viktimë, ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e marra, transmeton klankosova.tv.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
”Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.
The post Rrah motrën pas mosmarrëveshjeve, arrestohet i dyshuari në Zubin Potok appeared first on Klan Kosova.