Rrah dy persona në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Rrah dy persona në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy persona.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:09, në sheshin “Xhorxh Bush”, në Prishtinë.


Tutje thuhet viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/